Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 2 personave, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë


Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen e një 40-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen dy shtetasve.

Konkretisht shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, në zonën e quajtur “Piaza” ka plagosur me mjet prerës shtetasin B. M. dhe I. C..

Më 11 mars, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M..

Ndërsa më 17 maj, në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore