Kosova

Ish-ambasadori amerikan: Serbia është kërcënim për paqen në Ballkan, jo Kosova


Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, konsideron se Serbia është kërcënim për Ballkanin e jo Kosova.

Delawie përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’ ka kërkuar që NATO-ja të bëjë punën e saj.

“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. #KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mirë që nuk e “të dyja palët” situatën”, ka shkruar Delawie.

Më 21 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka rezultuar me një tjetër paraqitje vajtuese.

“Prishtina”, tha ai, duke nënkuptuar Qeveria e Kosovës, “ka dy qëllime”.

“Shfuqizimin e shtetit serb në Kosovë dhe dëbimin e serbëve”.

Si provë për këtë, Vuçiç paraqiti faktin se ka dhënë dy propozime si të zgjidhet problemi me targat dhe letrën e bardhë për hyrje/daljet e shtetasve serbë në Kosovë, porse pala kosovare ka refuzuar të dyja kategorikisht.

“Beogradi propozoi targa KS që janë status neutrale, por Kurti tha se ‘të gjithë duhet të kenë targa RKS’. Çështja e gjithçkaje është se çfarëdo që ne pranojmë apo nuk pranojmë, ata refuzojnë gjithçka”, deklaroi presidenti serb.

Pjesë e konsiderueshme e fjalimit të tij ishte për “rrezikun që u kanoset serbëve në Kosovë”.

“Serbët janë të persekutuar në mbarë Kosovën, jo vetëm në veri”, pohoi ai. “Tani ata janë veçanërisht të vendosur që serbët t’i dëbojnë nga Kosova si kocka e fundit në fyt”.

Por, pas konstatimit të gjendjes, tha mesazhin për serbët e Kosovës.

“Mesazhi kryesor për serbët në Kosovë është se, sido që të jetë, nuk do të ketë kolona refugjatësh. Ne nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe. Por, ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk do dhe nuk e bën”, tha Vuçiç.

“Nuk kemi ku të shkojmë tjetër, do ta shpëtojmë popullin nga pogromet dhe persekutimet”.

Gjatë fjalimit të tij, në disa raste, Vuçiç herë drejtpërdrejtë e herë si nëntekst, provoi të thoshte se Qeveria e Kosovës veprimet i bën me miratimin e komuniteti ndërkombëtar – QUINT’it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore