Përballje

Inter më në fund kap kreun, gjunjëzon Lazio-n


Të dielën në mbrëmje në “San Siro” u zhvillua ndeshja kryesore e javës në Serie A ndërmjet Inter dhe Lazio.

Zikaltërit treguan vendosshmëri që nga minuta e parë, duke dominuar ndeshjen deri në fund.

Lukaku shënoi dy gola në pjesën e parë.

Belgu në këtë mënyrë shkoi në kuotën e 16 golave, aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.

Pas 16 minutash në pjesën e dytë, Lazio do të shënontë për 2-1 duke rihapur ndeshjen.

Në momentin më të mirë të kryeqytetasve, Lautaro Martinez i ndëshkoi duke shënuar golin e tretë për Inter në këtë ndeshje.

Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Kjo fitore i shërben skuadrës së Conte-s për të kapur kreun me 50 pikë, duke përfituar nga humbja e Milan-it përballë Spezia-s, që mbetet në vendin e dytë me 49 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore