Sport

Inter i ofron kontratë të re mbrojtësit holandez


Mbrojtësi holandez, Stefan de Vrij, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin e tij, Inter-in.

Megjithatë, thuhet se Inter-i ia ka ofruar një kontratë të re 30-vjeçarit që të mbetet ende në qytetin e Milanos.

Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato”, zikaltrit në ditët në vazhdim to t’ia ofrojnë atij një marrëveshje dy-vjeçare me një pagë të njëjtë sa përfiton aktualisht De Vrij.

Mbrojtësi holandez 30-vjeçar ka qenë një pjesë thelbësore e skuadrës së Simone Inzaghi-t në kryeqytetin e Lombardisë, duke formuar një treshe të besueshme së bashku me Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni.

Megjithatë, e gjithë vëmendja e drejtuesve të klubit është te Skriniar, të cilët janë duke pritur një përgjigje përfundimtare të tij.

Sa i përket De Vrij, ai është pjesë e Inter-it që nga vera e vitit 2018, kur u erdhi nga Lazio si transferim i lirë.

Deri më tani ai ka bërë 181 paraqitje me fanellën zikaltër në të gjitha garat.

Për momentin, De Vrij ndodhet në Katar në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, Holandën, të cilët kanë gjetur kualifikimin tutje, ku në fazën e 1/8-ve do të ballafaqohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore