Sport

I vogël, por me vlerë të madhe


Jude Bellingham, një ndër futbollistët më të rinj që gjeti rrugën e rrjetës në Champions League, tani kërkohet nga të gjithë.

Gjatë gjithë këtij sezoni, Dortmund ka insistuar, duke u shprehur se ai është pjesë e futbollistëve që vlejnë 100 milionë euro. Dy javët e fundit kanë treguar që Dortmund mund të ketë të drejtë.

Ai ishte i mrekullueshëm në ndeshjet përballë City-t, duke gjetur dhe golin e parë në Bundesliga, në mes të këtyre ndeshjeve, përballë Stuttgart-it.

Të mërkurën përballë anglezëve, ai shënoi golin e parë të tij në Champions League, me një super-goditje.

Vetëm 17-vjeçar, Bellingham ka ngjitur shkallët e suksesit me hapa galopante.

Kështu, ai ka reklamuar në mënyrë perfekte vetën në sytë e gjithë botës dhe, normalisht, interesi është rritur.

Por kush është Jude Bellingham?

Bellingham luajti me grupmoshat U-18 të Birmingham City-t në Angli kur ishte vetëm 14 vjeç.

Ai luajti me grupmoshat U-15 të Anglisë kur ishte 12 vjeç.

U bë lojtari më i ri që u paraqit me skuadrën e Birmingham-it, vetëm 16 vjeç dhe 38 ditë.

Jude debutoi me Anglinë e të rinjve, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Kush e kërkon?

Pak a shumë, e gjithë Anglia.

Te Manchester United janë të mërzitur që nuk e shfrytëzuan mundësinë për ta transferuar verën e kaluar.

Kur gjithçka po mbyllej me djajtë e kuq, Dortmund-i arriti që ta bindte atë me projektin e tyre.

Tani ka shumë interes, kryesisht nga skuadrat e Premier League-s.

Manchester City dhe Guardiola, sigurisht, kanë kërkuar që të monitorohet hap pas hapi situata e tij në “Signal Iduna Park”.

Por, skuadra më e interesuar për shërbimet e tij, është Chelsea.

Londinezët, pasi humbën shërbimet e Declan Rice, e shohin Bellingham-in si njeriun ideal për të ardhmen.

Edhe pse do të jetë shumë e vështirë, blutë e Londrës do të luajnë gjithë kartat e mundshme në tentativë për ta sjellë 17-vjeçarin në “Stamford Bridge”.

Vlera e tij do të jetë problemi më i madh. Gjermanët e vlerësojnë Jude-n njësoj si Sancho-n dhe Haaland-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore