Lajme

I riu që i hoqi kabllot Vuçiç-it në RTS dhe Pink: Le të kenë frikë


Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një fjalimi të jashtëzakonshëm ku po përcillej nga Radio Televizioni Serb (RTS) dhe nga Pink.rs, mesazhi i tij nuk kishte arritur tek audienca pasi që këto mediume kishin mbetur për disa kohë pa sinjal, ndërsa porosia nga i riu që kishte bërë këtë akt ishte që pushteti “le të ketë frikë”.

Ngjarja kishte ndodhur të enjten e dy dhjetorit pikërisht në ora 18:21 minuta.

Sinjali ishte ndërpre nga një djalosh i ri, i cili është prononcuar për Novar.rs. duke thënë se veprimi i tij kishte pasuar pasi që “Kapadaia i Lartë” do të mbante një konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën “do t’ua lajë trurin përsëri njerëzve në të gjithë Serbinë”.

“Presidenca është në rrugën time dhe mbaj mend që mund të tërhiqja sërish kabllot te furgoni i reportazhit Pink, si një gjysmë viti më parë kur isha sërish në vendin e duhur në kohën e duhur.”

Ai tutja ka thënë se këtë veprim e ka bërë “për t’i acaruar pak dhe për t’u shpërblyer për të gjitha torturat që i ekspozohemi çdo ditë.”

“Fillimisht iu afrova automjetit të Pink-ut, tërhoqa kabllon dhe e hodha sa më larg automjetit, më pas iu afrova furgonit të RTS dhe bëra të njëjtën gjë dhe nga furgoni dëgjova ‘Oh, ja q… n….’, u ktheva dhe vazhdova rrugën time sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

“Vetëm pas rreth një ore pashë përmasat e vetë aktit dhe më duhet t’ju pranoj se për shkak të kësaj, ndryshe nga gjysmakët dhe mashtruesit e SNS, shkova në shtrat me një buzëqeshje të madhe në fytyrë”, ka thënë ai.

Personi i cili ka kryer aktin i ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk pajtohen me sistemin, të gjithë duhet të punojnë që ta “gërryejnë” nga pak “nga të gjitha anët”.

“Për sa u përket autoriteteve, le të dridhen, le të kenë frikë dhe të mendojnë se nga cili cep apo errësirë do të kërcejë ndonjë zotëri apo zonjë pa emër. Deri në fitore”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër RTS me një deklaratë u ka kërkuar falje teleshikuesve, edhe pse, siç kanë deklaruar, nuk ka pasur faj.

Sipas gazetës Danas, faji nuk ishte i RTS-së, por ishte një dështim i sigurisë së vet presidentit.

Ky medium sipas burimeve të tij ka thënë se gazetarët dhe stafi teknik i televizionit nuk ishin as afër furgonëve dhe pajisjeve të tyre, pasi siguria e presidentit nuk i lejoi, por ata morën rolin e rojeve të pajisjeve teknike.

Por, Danas nuk ka mundur të kuptojë nëse bëhet fjalë për sabotim apo pakujdesi të sigurimit të Vuçiç-it, pasi këshilltarja për media e Presidentes së Serbisë, Suzana Vasiljeviç nuk iu është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore