Lajme

Bluzat me fotografi të kriminelit Ratko Mlladiç, shkronjën “Z” dhe uniforma të Wagneri-t”, në shitje në BeH


Një dënim prej tre muajsh deri në pesë vjet burg për glorifikim të kriminelëve të luftës dhe mohim të gjenocidit nuk shqetëson shitësit ambulantë të suvenireve, si dhe ata që kanë zhvilluar biznesin e tyre përmes faqeve të shitjes në internet në Bosnje Hercegovinë, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Në të gjithë entitetin Republika Srpska-s, në të cilën shumica e popullsisë janë serbë, shiten figurat e Ratko Mlladiç-it, ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Motivet janë të printuara në flamuj, bluza, dërrasa prerëse kuzhine, dekorime muri, unaza çelësash dhe suvenire të ngjashme.

Pranë Mlladiç-it, ofrohen bluza me fytyrën e liderit të lëvizjes çetnike Ravnogorsk Dragoljub dhe Drazha Mihailoviç, revolucionarit marksist argjentinas-kuban Che Guevara dhe liderit partizan dhe ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito.

Mund të gjeni edhe citate nga nobelisti Ivo Andriç, së bashku me mbishkrimet “Me besim në Zot do të jetosh në Prizren”, “Rusia” dhe së fundmi “Z”-ja e stilizuar e përdorur nga ushtria ruse gjatë agresioni kundër Ukrainës.

Ka edhe uniforma ushtarake të grupit mercenar rus Wagner ose organizatës serbe Honor, anëtarët e së cilës thonë se janë “punëtorë humanitarë”.

“Nacionalizmi është gjëja më e shitur”, tha Zoran, një shitës suveniresh në Vishegrad.

Zoran thotë se suveniret janë një pjesë e pazëvendësueshme e ofertës turistike.

Bojan merret edhe me shitje online. Ai thotë se “në këtë biznes duhet të kesh gjithçka”.

“Biznesi është biznes”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore