Sport

Hidhet shorti i Champions League


Është hedhur pasditen e kësaj të enjteje, 31 gusht, shorti që ka përcaktuar grupet e UEFA Champions League 2023-24. Shorti përfshin 32 skuadra, 26 të kualifikuara automatike si dhe gjashtë skuadrat që erdhën në kualifikueset dhe në fund fituan ndeshjet e tyre të play-off-it.

Për herë të fundit, Champions League do të ketë 32 skuadra dhe do të luhet në këtë format, pra me grupe, pasi sezonin e ardhshëm struktura do të ndryshojë. Në 2024-25 do të jenë 36 ekipe pjesëmarrëse që do të ndeshen me njëra-tjetrën në një grup të vetëm.

Për tu rikthyer te shorti, edhe këtë herë goglat nuk kanë zhgënjyer teksa kanë prodhuar çifte interesante në grupe.

Grupet

Grupi A

Bayern Munich, Manchester United, FC Copenhagen, Galatasaray

Grupi B

Sevilla, Arsenal, PSV Eindhoven, RC Lens

Grupi C

Napoli, Real Madrid, Braga, Union Berlin

Grupi D

Benfica, Inter Milan, FC Salzburg, Real Sociedad

Grupi E

Feyenoord, Atletico Madrid, Lazio, Celtic

Grupi F

Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund, AC Milan, Newcastle United

Grupi G

Manchester City, RB Leipzig, Red Star Belgrade, Young Boys

Grupi H

Barcelona, Porto, Shakhtar Donetsk, Royal Antwerp

Kur do të zhvillohen ndeshjet e grupeve?

Java e parë do të luhet më 19-20 shtator. Java e dytë më 3-4 tetor dhe ajo e tretë më 24-25 tetor. Java e katërt do të luhet mes 7-8 nëntorit, ndërsa ajo e pestë midis 28-29 nëntorit.

Java e fundit e fazës së grupeve do të zhvillohet në mesjavën e 12-13 dhjetorit.

Kur do të zhvillohet faza me eliminim direkt?

Raundi i parë pas fazës së grupeve, ai i të 16-ve, do të luhet midis 13-14 dhe 20-12 shkurtit 2024 me ndeshjet e para. Dhe ndeshjet e kthimit do të luhen 5-6 dhe 12-13 mars 2024.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 9-10 prill 2024 dhe ato të kthimit më 16-17 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj 2024. Teksa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, 7-8 maj 2024.

Finalja e madhe që do të kurorzojë skuadrën kampione do të luhet më 1 qershor 2024 në stadiumin mitik të “Wembley”-t në Londër, Angli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore