Lajme

Hetimi maroken zbulon 23 të vdekur në kufirin Melilla, shkak asfiksia


Muajin e kaluar, të paktën 23 emigrantë kanë ndërruar jetë në një përpjekje masive për të hyrë në enklavën spanjolle Melilla nga Morroco.

Kështu ka bërë me dije Këshilli Kombëtar i të Drejtave të Njeriut në Morroco (CNDH), i mbështetur nga shteti.

Adil El-Sehimi, një mjek që ekzaminoi trupat gjatë një misioni faktmbledhës të CNDH, ka thënë se viktimat kishin vdekur me shumë gjasa nga “asfiksia mekanike”, kur një forcë ose objekt pengon një person të marrë frymë.

Shefja e CNDH-së, Amina Bouayach, ka zbuluar se gjithsej 23 persona kishin vdekur në incident, duke konfirmuar numrin zyrtar.

Përveç vdekjeve, 200 oficerë marokenë dhe spanjollë të zbatimit të ligjit dhe më shumë se 70 civilë janë plagosur në përleshje.

Sakaq, asnjë nga të vdekurit nuk është varrosur dhe autopsitë mbeten në pritje.

Pesë ditë pas incidentit, Human Rights Watch (HRW) ka cituar raportime se “autoritetet në Morroco mund të organizojnë varrime masive të nxituara të të vdekurve”, së bashku me dëshmi fotografike të varreve të gërmuara në Nador.

Për ngjarjet e 24 qershorit, CNDH ka treguar se një numër i madh emigrantësh, “të armatosur me shkopinj dhe gurë, u ndanë në dy grupe: i pari sulmoi kufirin dhe i dyti u ngjit në muret e afërta me tela me gjemba”.

Kështu, ata e gjetën veten të grumbulluar në një zonë të ngushtë, duke rezultuar në tronditje që çuan në asfiksim të emigrantëve.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore