Përballje

Heat dhe Bulls nuk i ndahen fitoreve, Pelicans ndalen nga OKC


Ndeshjet në NBA ishin interesante dhe me befasi të shumta.

Miami Heat – Orlando Magic

Dueli mes Miami Heat dhe Orlando Magic përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 93:83.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, ndërsa çereku i tretë ishte eksploziv për Heat, të cilët morën një epërsi prej 12 pikësh.

Në mungesë të Bam Adebayo e Kyle Lowry, Jimmy Butler udhëhoqi ekipin drejt fitores, i cili përfundoi ndeshjen me dyshifrorë të dyfishtë.

Më të dalluarit te Heat ishin Butler me 17 pikë e 11 kërcime, Omer Yurtseven me 16 pikë e 15 kërcime dhe Caleb Martin me 17 pikë.

Ndërsa te Magic, më të mirët ishin Gary Harris me 20 pikë dhe R.J Hampton me 14.

OKC – New Orleans Pelicans

Ndeshja tjetër mes Oklahoma City Thunder dhe New Orleans Pelicans përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 117:112.

Ndeshja filloi shumë keq për Pelicans, ku OKC arritën të marrin një epërsi prej 15 pikësh.

Ylli i Pelicans, Brandon Ingram, nuk dukej në formë të mirë, pasi nuk shënoi asnjë pikë në minutat që luajti.

Më pas, ai u largua dhe nuk u kthye, pasi hasi disa probleme me këmbën e tij.

OKC e shfrytëzuan këtë, pasi nuk luajtën as Ingram e Jonas Valanciunas.

Pelicans kishin katër fitore radhazi, por nuk arritën edhe të pestën, pasi i ndalën ekipi nga Oklahoma.

Më të dalluarit te OKC ishin Shai Gilgeous Alexander me 31 pikë, Aaron Wiggins me 24 dhe Josh Giddey me 0 pikë, 10 asiste dhe 10 kërcime.

Kurse te Pelicans, më të mirët ishin Josh Hart me 29 pikë e 10 kërcime dhe Garett Temple 22 pikë.

Chicago Bulls – Indiana Pacers

Ndeshja mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 113:105.

Pjesa e parë i takonte plotësisht Bulls-ave, të cilët morën epërsinë prej 12 pikësh.

Në çerekun e tretë Indiana ngushtuan epërsinë, por kjo nuk mjaftoi për të mposhtur Chicago-n.

Më të mirët në anët e Bulls ishin Zach Lavine me 32 pikë, Nikola Vucevic me 16 pikë e 15 kërcime dhe DeMar DeRozan me 24 pikë.

Ndërsa te Pacers, pesë lojtarët startues kishin pikë dyshifrore, ku më të mirët ishin Caris LeVert me 27 pikë, Myles Turner me 19 pikë dhe Domantos Sabonis me 14 pikë e 16 kërcime.

Ndeshjet e tjera në NBA përfunduan kështu:

Cleveland Cavaliers – Toronto Raptors 144:99

Washington Wizards – Philadelphia 76ers 96:117

Sacramento Kings – Memphis Grizzlies 102:127

San Antonio Spurs – Detroit Pistons 144:109

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 100:103

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore