Kosova

Haxhiu takohet Trendafilovën – diskutojnë për punën e Dhomave të Specializuara


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në takim me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar të enjten me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Në këtë njoftim është thënë se temë diskutimi e kanë pasur punën e Dhomave të Specializuara.

“Ministrja Haxhiu priti në takim Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Më 21 shtator, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, e ka mohuar se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, siç njoftoi kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj.

“Jo, kryetarja Trendafilova nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti”, tha Doyle.

Ndryshe Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, por të martën u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

Sipas njoftimit, kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”.

Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit.

Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.

“Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore