Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, e ka mohuar se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, siç njoftoi kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj.
“Jo, kryetarja Trendafilova nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti”, tha Doyle.
Kreu i PSD-së përmes një statusi në Facebook e ka akuzuar Kurtin se “është shërbyes i Gjykatës Speciale”.
Sipas Molliqajt, Kurti është takuar fshehtas me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, teksa kjo e fundit ka qëndruar për vizitë në Kosovë.
“Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën”, ka shkruar në Facebook Molliqaj.
Molliqaj ka theksuar se qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë.
“Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitimitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën”.
Sipas tij, shumë shpejt do t’i tregojnë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e duan dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare.
Ndryshe Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, por të martën u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.
Sipas njoftimit, kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”.
Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit.
Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.
“Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
-
Abdixhiku: Zhegrova është aset kombëtar, do të ngritet mbi çdo padrejtësi
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit