Lajme

Haxhiu fillon vizitën zyrtare në Këshillin e Evropës


Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të enjte ka filluar vizitën e saj dy ditore në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Siç njofton zyra e ministrisë së Drejtësisë, Haxhiu është duke qëndruar atje së bashku më një delegacion nga kjo ministri, dhe se “gjatë ditës së sotme, Ministrja Haxhiu është pritur në takim nga drejtorja për Dinjitet Njerëzor, Barazi Gjinore dhe Qeverisje, Claudia Luciani”.

“Në këtë takim u prezantua puna e Ministrisë së Drejtësisë ne fushën e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore”.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona duke studiuar, syze dhe teksti

Nga ana tjetër, aty potencohet se Luciani ka shprehur mirënjohjen e saj “për punën që po bën Kosova në fushën e adresimit të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe rikonfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin tutje me Republikën e Kosovës për adresimin e këtyre çështjeve”.

“Ministrja Haxhiu falënderoj Luciani-in për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për ta ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë në punën për parandalimin e dhunës në familje, adresimin e saj si dhe fuqizimin e mekanizmave mbrojtës”.

Aplikimi i Kosovës në KiE

Më 24 prilli zyrtarisht Komiteti Ministror i këtij organizmi ndërkombëtar në një mbledhje të jashtëzakonshme me më shumë se 2/3 e votave procedojë tutje aplikimin e Kosovës në Asamblesë Parlamentare.

Nga gjithsej 46 shtete sa votuan në Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës për të marrë vendimin që t’ia përcjellin Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësim të Kosovës, 33 shtetet, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë votuar pro, derisa 12 të tjera kundër apo abstenim.

Sipas të dhënave që janë bërë publike, Hungaria, Rumania, Qiproja, Spanja, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Serbia votuan kundër, kurse Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina abstenuan.

Rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit tani do të kalojë përmes Asamblesë Parlamentare të KiE.

Gjithsesi, deri atje ka shumë punë dhe mund të marrë shumë kohë.

Para se të vije momenti i votimit në KiE, caktohen ekspertë për të përgatitur raportin për Kosovën.

Më pas raporti shqyrtohet nga dy komitetet të tjera.

Dhe në fund votohet nga Asambleja Parlamentare.

Nëse Asambleja voton pozitivisht, atëherë Kosova bëhet shtet anëtar.

Më shumë sesa proces teknik i përgatitjes, anëtarësimi në KiE është çështje e vullnetit politik të shteteve anëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore