Lajme

Haradinaj për Listën Serbe: Kjo organizatë kriminale rikthehet në Kuvend e papenguar


Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e ka quajtur organizatë kriminale Listën Serbe, deputet e së cilës janë rikthyer në Kuvend këtë të enjte.

“Organizata kriminale Lista Serbe mbetet e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ish-kryediplomatja kosovare ka theksuar se mungesa e aktakuzës për ish-nënkryetarin e organizatës kriminale Lista serbe Milan Radojçiç, dhe vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë euro për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjë, “mundësoi që kjo organizatë kriminale të rikthehet në Kuvendin e Kosovës”.

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend këtë pas një mungese prej gati pesë muajshe, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Zakonisht kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Ndërsa sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore