Lajme

Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar


Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se është hapur një zyrë e KKSH-së në Novi Pazar.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në pazar të ri. Kjo, vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe”, shkroi ai në Facebook.

Ai ka theksuar se shqiptarët në pazarin e ri sot kanë edhe një shtëpi të re.

“Kjo në vigjilje të festave të nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata”, shtoi Nevzadi.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi që Lutfiu vizitoi disa të rinj shqiptarë në Novi Pazar (Pazarin e Ri), ku njoftoi se shumë shpejt institucioni që ai drejton do të fillojë kursin e gjuhës shqipe për të gjithë të rinjtë që jetojnë në Serbi e që nuk kanë mundësi që të ndjekin shkollën shqipe.

Shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës janë të shtypur sistematikisht nga institucionet e Serbisë.

Madje, atyre nuk iu lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar.

Së fundmi një nga çështjet që është ngritur edhe në Senatin amerikan është pasivizimi i adresave që Serbia po i bënë shqiptarëve atje, posaçërisht në Medvegjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore