Sport

Goncalo Ramos te Milani, vetëm me kushte të veçanta


Goncalo Ramos

Me Olivier Giroud që shkon drejt LAFC, Milan-i ka nevojë për një zëvednësues dhe po shikon Goncalo Ramos, por do të kishte nevojë për kushte të veçanta nga PSG.

Është raportuar gjerësisht se Giroud ka rënë dakord për një kontratë 18-mujore me klubin MLS Los Angeles FC, kështu që kuqezinjtë duhet të intensifikojnë kërkimin e tyre për një sulmues.

Janë përmendur disa opsione, duke përfshirë Viktor Gyokeres, por ai do të ishte shumë i shtrenjtë dhe Milan-i nuk mund të konkurronte financiarisht me Arsenal-in.

Sipas gazetës “La Repubblica”, një nga kandidatët është Goncalo Ramos, portugez i cili mbush 23 vjeç në qershor.

Paris Saint-Germain pagoi 65 milionë euro për të blerë atë nga Benfica në janar pas një huazimi fillestar dhe ai kontribuoi me nëntë gola në 30 paraqitje konkurruese deri më tani këtë sezon.

Për shkak të këtyre shpenzimeve, do të duhej të paktën 50 milionë euro dhe një pagë e madhe për të sjellë Goncalo Ramos në “San Siro”, përsëri jashtë buxhetit të tyre.

Sidoqoftë, nëse PSG do të ishte e përgatitur ta linte atë të largohej në huazim me një opsion për të blerë, atëherë mund të ishte e realizueshme.

Ramos pati një kohë të vështirë për shkak të një infeksioni të zorrës së trashë që e la atë të shtruar në spital, duke humbur 8 kg gjatë procesit, por më në fund ai është kthyer në gjendje të plotë fizike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore