Lajme

Gjermania kërkon përjashtimin e Schroeder-it nga socialdemokratët


Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder kërkohet të përjashtohet nga Partia Socialdemokrate.

Propozimi erdhi pas deklaratës së Schroeder-it se nuk i vjen keq për qëndrimin e tij ndaj Federatës Ruse.

Lajmin e bëri të ditur “Deutsche Welle”.

Kryeministri i Shtetit Federal të Rhine-Westfalisë, Hendrik Wust, kërkoi dëbimin e ish-kancelarit gjerman.

Ai gjithashtu kërkoi zhvillimin e rregulloreve të reja që do të kufizonin mbështetjen financiare të ish-kancelarëve dhe ish-presidentëve federalë.

Më herët, kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje Schroeder-it të jepte dorëheqjen nga kompanitë shtetërore të energjisë ruse.

Kujtojmë se ish-kancelari ka qenë kryetar i bordit mbikëqyrës të drejtorëve të kompanisë shtetërore të naftës Rosneft që nga viti 2017, si dhe kryetar i komitetit të aksionerëve të Nord Stream AG dhe Nord Stream 2 AG.

Për më tepër, Schroeder u emërua në bordin e drejtorëve të koncernit shtetëror rus Gazprom.

Pas kësaj, Gjermania i bëri thirrje Schroeder-it që të heqë dorë nga zyra dhe stafi në Berlin, të cilat sigurohen për jetë në kurriz të taksapaguesve.

Ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroeder nuk i vjen keq për pozicionin e tij ndaj Rusisë, pavarësisht luftës së saj aktuale kundër Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore