Përballje

Francë, në aksion skuadra kampione dhe trajneri kampion


Me barazimin dramatik mes Lens dhe Angers, me rezultat 2-2, u hap java 15-të e elitës së futbollit francez.

Të shtunën, në program janë vetëm dy ndeshje, me gjithë programin që është fokusuar në ditën e diel.

Në aksion, është skuadra kampione e Lille, dhe trajneri kampion Christophe Galtier, që tani është në radhët e Nice-s.

Lille, që po kalon një formë shumë të dobët, do të kërkojë rikthimin te fitorja pas pesë ndeshjeve pa arritur te ajo.

Ata janë vendas të Nantes, që ndodhet në një vend më të mirë në tabelë.

Nantes e vendit të 11-të, me 18 pikë, udhëton te Lille e vendit të 12-të, me 17 pikë.

Lille do të kërkojë që të përfitoj nga forma e mirë në Champions League, dhe ta bartë atë edhe në ligë.

Ndeshja fillon në orën 17:00, duke çelur siparin e ditës së shtunë.

Më vonë, në aksion vjen skuadra e Christophe Galtier, që edhe pse larg kreut, ndodhet në vendin e dytë.

11 pikë pas Paris-it, Nice kërkon që në ndeshjen përballë Metz-it të vendit të fundit, të përforcojë vendin e dytë.

Nice ka tre fitore në pesë ndeshjet e fundit, kurse Metz nuk ka humbur, por as nuk ka fituar në tre takimet e fundit.

Ndeshja fillon në orarin e mbrëmjes, 21:00, duke mbyllur të shtunën në Francë, me një të dielë plot spektakël që e pret ligën e kampionëve botëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore