Euro 2020

Formacionet zyrtare të përballjes mes Francës dhe Hungarisë


Ndeshja e parë e ditës në Grupin F do të luhet mes Francës dhe Hungarisë.

Dueli mes këtyre dy ekipeve zhvillohet në “Puskas Arena” të Hungarisë, me stadiumin që pritet të jetë i stërmbushur me tifozë për të mbështetur kombëtaret e tyre.

Franca kërkon kualifikimin me fitoren përballë Hungarisë, ndërsa këta të fundit kërkojnë pikët e para.

Nga ndeshja e parë, të dy trajnerë kanë bërë vetëm një ndryshim në 11-shet e tyre.

Franca ka zëvendësuar Lucas Hernandez-in me Lucas Digne. Hungaria zëvendësoi Gergo Lovrencsics me Loic Nego-n.

Dy trajnerët, Didier Deschamps dhe Marco Rossi kanë zgjedhur 11-shen e tyre më të mirë për ndeshjet e tyre të dytë ne Euro 2020.

Franca (4-3-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Digne; Pogba, Kante, Rabiot, Griezmann; Benzema, Mbappe.

Hungaria (3-1-4-2): Gulasci; Botka, Orban, Szalai; Nagy, Nego, Kleinheisler, Schafer, Fiola; Ad. Szalai, Sallai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore