Boterori 2022

Formacionet zyrtare të ndeshjes Argjentinë – Australi


Argjentina dhe Australia do të luajnë ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në këtë Kupë të Botës, ku fituesi do përballet me Holandën.

Me një humbje eventuale, Argjentina në krye me Lionel Messi-n, mund të eliminohen nga Kupa e Botës.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Lionel Scaloni e ka rreshtuar Argjentinën me formacionin 4-3-3: Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; Fernandez, De Paul, Mac Allister; Alvarez, Messi, Papu Gomez.

Në anën tjetër, trajneri i Australisë, Arnold, ka rreshtuar skuadrën e tij me skemën 4-4-2: Ryan, Degenek, Souttar, Rowles, Behich; Leckie, Mooy, Irvine, Baccus; McGree, Duke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore