Boterori 2022

Formacionet e ndeshjes Brazil – Zvicër, starton Xhaka por jo Shaqiri


Brazili do të ballafaqohet me Zvicrën në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Stadium 974”.

Dyja skuadrat kanë pikët e plota në ndeshjet e para, pasi mposhtën Zvicra Kamerunin dhe Brazili Serbinë, por brazilianët qëndrojnë në vendin e parë për shkak të goldallimit më të mirë.

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një orë te fillimi i sfidës, dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet që do të zbresin në fushë.

Për çudi, Xherdan Shaqiri nuk është në mesin e titullarëve në këtë sfidë, derisa Granit Xhaka po.

Përveç Shaqirit, në bankën rezervë është edhe futbollisti tjetër me prejardhje nga Kosova, Ardon Jashari.

Në anën tjetër, për brazilianët mungon ylli i tyre, Neymar.

Formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson, Militao, T. Silva, Marquinhos, Sandro, Fred, Casemiro, Paqueta, Raphinha, Vinicius Jr, Richarlison.

Zvicër: Sommer, Ëidmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Rieder, Soë, Vargas, Embolo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore