Lajme

Forcat izraelite vrasin 10 palestinezë në sulmin në Nablus


Të paktën dhjetë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm të ushtrisë izraelite në qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Raportet e para treguan se shumica e të plagosurve u goditën nga municionet reale.

Përleshje të gjera shpërthyen menjëherë pasi ushtria bastisi qytetin me dhjetëra automjete të blinduara dhe forca speciale në orën 10:00.

Ushtria bllokoi të gjitha hyrjet në qytet, përpara se të rrethonte një shtëpi që thuhet se strehonte një luftëtar palestinez të kërkuar, Hossam Isleem. Fati i tij mbetet i paqartë.

Grupi i armatosur i Luanëve tha në një deklaratë se u angazhua në përleshje me forcat izraelite gjatë bastisjes, së bashku me grupin e Brigadave Balata të shpallur së fundmi.

Ushtria izraelite tha se “forcat e sigurisë po operojnë tani në qytetin e Nablus”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Civilë që po përballen me ushtrinë izraelite gjatë bastisjeve dhe kalimtarë të pa përfshirë janë vrarë gjithashtu, si dhe luftëtarë palestinezë në atentate në shënjestër dhe gjatë përleshjeve të armatosura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore