Lajme

Forcat ajrore izraelite godasin disa zona në periferi të Damaskut


Këtë të martë të 2 janarit, në orën 04:35 të mëngjesit, forcat ajrore izraelite kanë goditur disa zona në periferi të Damaskut.

Ky është informacioni që ka dhënë një burim ushtarak sirian për agjencinë shtetërore siriane të lajmeve “SANA”.

Referuar burimit, sulmi ka ardhur nga drejtimi i Lartësisë Golan duke synuar pozicione në periferi të Damaskut.

Mësohet po ashtu se sulmi në fjalë ka shkaktuar disa dëme materiale.

Por deri më tani nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët izraelitë.

Që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë, Izraeli ka përshkallëzuar sulmet e tij ndaj objektivave të milicisë të mbështetur nga Irani në Siri.

Gjithashtu ka goditur mbrojtjen ajrore të ushtrisë siriane dhe disa forca siriane.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore