Përballje

Fitorja e parë e Yllit


Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës 95-69 në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendasit ishin të vendosur për fitore, duke e nisur shumë mirë ndeshjen.
Ata ishin në epërsi nga fillimi deri në fund, kurse prishtinasit kishin disa mungesa.
Në çerekun e parë Ylli ishte në epërsi 25-6, derisa këtë pjesë e përfunduan në të mirë të tyre 30-11.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke mos u ndalur për asnjë moment, kurse epërsia sa vinte e shtohej, ndërsa pjesa e parë përfundoi 55-30.
Ylli nuk u ndal as në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku arriti epërsinë më të lartë 76-39. Rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78-47.
Dhjetë minutat e fundit u zhvilluan vetëm formalisht, duke u dhënë hapësirë edhe lojtarëve të rinj, ndërsa Ylli triumfoi në fund me shifra 95-69.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 30 pikë e shtatë kërcime, Gëzim Morina me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Brandon Radolph me 14 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime.
Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 23 pikë e nëntë kërcime dhe Meriton Ismaili me 21 pikë e pesë kërcime.
Golden Eagle Ylli ka një fitore dhe tri humbje, kurse Sigal Prishtina dy fitore dhe dy humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore