Përballje

Fitore me aromë titulli për Ballkanin


Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Therandasit ishin më të mirët në këtë ndeshje, por ata nuk i shfrytëzuan rastet e shumta që kishin.

Goli i parë erdhi në minutën e  35-të nga Blend Baftiu, i cili i dha epërsinë minimale Ballkanit.

Më pas, në minutën e 41-të, therandasit dyfishuan epërsinë me anë të Ermal Krasniqit.

Ballkani radhiten në pozitën e parë me 63 pikë, ndërsa Prishtina janë në vendin e pestë me 38 pikë.

Kanë mbetur vetëm katër ndeshje deri në fund të sezonit, dhe duket se Ballkani kanë siguruar titullin e kampionit të Superligës së Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore