Sport

Fitore e stilit Simeone, Atletico fundos nëndetësen e verdhë


Të sulmosh pak, të shënosh pak, të mbrohesh shumë, të mos pësosh aspak.

Nëse ky stil loje ndonjëherë do emërohej pas një trajneri, atëherë Simeone do fitonte pa pikë diskutimi.

Atletico rikthehet te fitoret, pesë pikë mbi Barcelona-n me një ndeshje në dorë dhe gjashtë më shumë se Real Madrid me ndeshje të barabarta.

Një gol në secilën pjesë iu nevojitën Atletico-s për të fituar ndeshjen në “La Ceramica”përballë Villareal-it.

Ishte Alfonso Pedraza ai që shënoi në portën e vet për t’i dhuruar Atleticos epërsinë.

19 goditjet e Villarreal-it, tentimet e pafundme, humbën vlerën në minutën e 69-të, kur Felix shënoi për të “vrarë” ndeshjen.

2-0 përfundoi, me Atletico-n që ngjitet në kuotën e 58 pikëve, ndërsa Villarreal mbetet në vendin e shtatë me 37 sosh.

E rradhës: Atletico Madrid – Real Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore