Përballje

Fiorentina vazhdon formën e mirë, kalon me lëhtësi Salernitana-n


Fiorentina ka bërë detyrën para të gjithë rivalëve në javën e 17-të të Serie A-së.

Skuadra nga Firenze e nisi ditën e shtunë.

Në “Artemio Franchi”, ata pritën skuadrën e fundit në tabelë, Salernitana-n.

Ashtu edhe siç pritej, ndeshja ishte shumë e lehtë për vendasit, që arritën një fitore shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.

Ndeshjen e nisën shumë mirë, dhe pas gjysmë orën lojë, vendasit gjetën golin e parë.

Emrin e tij në listën e golashënuesve e shtoi Giacommo Bonaventura, ish-futbollisti i Milan.

Me rezultat minimal u mbyll pjesa e parë.

Vetëm gjashtë minuta pas rikthimit në fushë, Fiorentina gjeti edhe golin e dytë me anë të të përhershmit Dusan Vlahovic.

I njëjti shënoi edhe në fund për golin e dytë personal, kurse Maleh vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Fiorentina ngjitet përkohësisht në vendin e pestë, të paktën derisa Juventus-i të përfundojë ndeshjen në Venezia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore