Sport

Finalja e Wimbledon 2021 për meshkuj, Djokoviç sfidon Berrettin-n


Novak Djokoviç-i dhe Matteo Berrettini do të përballen në finalen e tenisit në Wimbledon 2021 për meshkuj. Dueli do të luhet në “Centre Court” duke filluar nga ora 14:00 e ditës së diel.
Serbi Djokoviç, po kërkon të barazoj rekordin e Roger Federer-it dhe Rafael Nadal-it me 20 triumfe në Grand Slam për meshkuj.

Novak Djokovic

34-vjecari ka fituar 19 Grand Slam nga 30 pjesëmarrje që ka pasur në finale. Ndërsa, rekordin e ndeshjeve të fituara për vitin 2021 e ka 33.
Në krahun tjetër, italiani 25-vjecar e ka herën e parë që mbërrin në një finale të Grand Slam dhe rekordin e ndeshjeve të fituara për vitin 2021 e ka 32.
Për herë të fundit, Djokoviç dhe Berrettini janë përballur në Roland Garros, ku fitoi serbi, i cili tashmë ka shumë tituj në karrierë edhe në Australian Open dhe French Open.

Matteo Berrettini

Berrettini ka humbur vetëm gjashtë sete në 2021, duke pasur rekordin 32-6, por ka fituar 11 ndeshjet e fundit në fushat britanike.
Djokoviç, ka vetem një set në të cilin ka humbur dhe numri “një” i tenisit në botë është në formë të shkëlqyer këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore