Shqipëria

Fillon vaksinimi i mësuesve në Durrës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të martën e 16 marsit, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve të këtij qyteti.

“Edhe në Durrës, vaksinimi i mësuesve po ecën shumë mirë”, – tha ministrja e Shëndetësisë, teksa shtoi se “në gjithë Shqipërinë janë 41 shkolla ku është hapur procesi i vaksinimit”.

Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP shprehet se “që nga e shtuna deri më tani, procesi ka ecur mirë, nuk ka pasur efekte anësore të rënda, gjëra që janë të zakonshme me vaksinën e natyrisht ka një lloj hezitimi me gjithë publikimet që bëjnë mediat”.

Sa i përket këtij shqetësimi të ngritur, Kryeministria Rama nënvizoi se “nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj – lloj lajmesh, lloj – lloj lëvizjesh që mund të kenë 1000 arsye. Kjo është luftë e madhe për jetën, por është dhe luftë e madhe tregtare, nuk diskutohet.

Të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, presin konfirmimin e OBSH-së dhe të EMA-s. EMA është Agjencia Evropiane e Barnave që deri më tani ka konfirmuar vetëm vlerën dhe dobinë e vaksinës dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë luhatje.

Bino shtoi se “OBSH-ja ka thënë që të gjitha partitë që janë shpërndarë në vende si tonat dhe vende të tjera janë një parti që nuk kanë të bëjnë fare me partinë, të cilat janë bllokuar dhe tërhequr, që ka patur një dyshim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore