Lajme

Fermerët protestojnë me traktorë në Prishtinë


Fermerë nga vende të ndryshme të Kosovës, të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit, kanë protestuar me një nunër të madh të traktorëve para ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë.

Rreth 15 traktorë, nga objekti i Ministrisë së Bujqësisë kanë protestuar deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Më 13 shtator fermerët nga e gjitha Kosova kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit

Sipas tyre 80 për qind e bujqve do të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore