Kosova

EULEX sjell forca shtesë në Kosovë


Pjesëtarë të EULEX-it

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar numrin e pjesëtarëve të saj në Kosovë me mbi 90 pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR).

Në një njoftim të EULEX-it në rrjetin social Facebook, thuhet se pjestarët e këtij misioni janë nga Portugalia, Franca dhe Italia.

“Xhandarmëria portugeze dhe franceze të Njësisë sonë Rezervë të Policisë së Specializuar arritën sot në Kosovë”.

Më 14 mars të këtij viti misioni i EULEX-it pati njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarë të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojnë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim, për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore