Sport

Emerson Palmieri, prioritet për Inter-in


Mbrojtësi i majtë i Chelsea-s, Emerson Palmieri, mbetet zgjidhja e parë e Inter-it për atë pozitë.

Tuttosport raporton që Emerson ishte emri që zgjodhën Conte bashkë me drejtuesit e ziklatërve.

Klubi italian po tenton të gjejë ekuivalentin e Achraf-it në krahun e majtë, dhe Emerson është emri i duhur për ta.

26-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsea-n në vitin 2022.

Ai nuk po gjen shumë hapësira në klubin londinez, ku ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon.

Chelsea pritet ta shes Emerson-in në fund të këtij sezoni për një shifër rreth 15 milionë euro.

Emerson ka luajtur në Serie A më parë, me skuadrën e Roma-s.

Por, Emerson-i nuk është i vetmi futbollist që Inter po e përcjellin.

Robin Gosens i Atalanta-s dhe Filip Kostic i Frankfurt-it janë dy emrat tjerë që zikaltërit po shqyrtojnë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore