Shqipëria

Elbasan, kapet një 29-vjeçar që tentoi të transportonte emigrantë të paligjshëm


Ёshtё goditur nё qytetin e Elbasanit njё rast i veprimtarisё kriminale nё fushёn e dhёnies sё ndihmёs pёr kalim tё paligjshёm tё kufirit, kundrejt fitimit.

Njё 29-vjeçar me inicialet Sh.P., banues nё Peqin, ёshtё vendosur nё pranga.

Sipas njoftimit tё policisё, bёhet fjalё pёr tentativёn e transportimit tё 10 emigrantёve, tё cilёt u konstatuan nё aksin rrugor Elbasan-Tiranё.

Shёrbimet e policisё kapёn nё flagrancё shtetasin Sh.P. duke ecur me mjetin e tij tip “Range Rover”, sё bashku me 10 shtetasit e huaj.

I sinjalizuar nga policia pёr tё ndaluar, 29-vjeçari nuk iu bind urdhrit, çka rriti dhe dyshimet pёr njё veprimtari kriminale tё mundshme.

Më tej, ai u kap nё flagrancё ku, sipas hetimeve policore, u njoftua se shtetasit e huaj ishin emigrantё tё paligjshёm, tё cilёt pёrmes Shqipёrisё do tё kalonin pёr nё vende tё Bashkimit Evropian.

“Ata kishin paguar si shpёrblim kundrejt shёrbimit 50 euro secili”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan mjeti tip “Range Rover”, një aparat celular dhe një sasi parash.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore