Lajme

E mitura sulmohet seksualisht në një shkollë në Malishevë


Ilustrim.

Një nxënëse e mitur është sulmuar seksualisht në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani”, në Kijevë.

Sulmi është kryer nga një punonjës teknik i kësaj shkolle.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari”.

Policia e Kosovës.

Ndërsa, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rasti “Sulm seksual”.

Gjithashtu, kohët e fundit në Kosovë janë rritur rastet e dhunës.

Më 29 gusht, një e mitur 11-vjeçare u raportua se u dhuna nga pesë persona, çka nxiti reagime të mëdha në Kosovë.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë.

Më 31 gusht, mijëra persona protestuan në kryeqytet kërkuan drejtësi pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Më 30 shtator, alpinistja nga Peja, Mirka Nikqi, ka publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga një person, në qendër të qytetit, në orën 20:50.

Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë.

Edhe më 5 tetor në Gjakovë, janë raportuar dy raste të dhunimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore