Përballje

E mërkura në Ligue 1


Të mërkurën zhvillohen të gjitha dhjetë ndeshjet e javës së 16-të në Ligue 1.

Në fokus, edhe si zakonisht në këtë kampionat, është Paris Saint-Germain.

Skuadra lidere tani ka krijuar një epërsi të frikshme përballë kundërshtarëve, duke qenë 12 pikë mbi vendin e dytë.

Sonte, kundërshtar i tyre është vendi i tretë, Nice, e cila është 14 pikë pas parisienëve.

Paris-i vjen në këtë ndeshje pa Neymar-in i cili pësoi një lëndim të rëndë gjatë fundjavës që shkoi.

Para publikut në Parc Des Princes, Messi do të prezantojë edhe Topin e Artë të fituar të hënën.

Ndeshja fillon në orën 21:00, ashtu si edhe katër ndeshje tjera.

Duel tjetër interesant është ai mes Rennes dhe Lille, vendin të dytë dhe kampionëve në fuqi.

Rennes kërkon që të përfitoj nga rezultati i takimit PSG – Nice, ku pret kampionët që janë pa fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Vendasit tjetër po kalojnë një formë shumë të mirë, me katër fitore në pesë takimet e fundit.

Në të njëjtin orar Lyon pret Reims-in dhe Marseille udhëton te Nantes, e poashtu luan edhe Elbasan Rashani me Clermont që pret Lens-in.

Ndeshjet e orës 19:00 janë:

Angers – Monaco

Brest – St. Etienne

Metz – Montpellier

Strasbourg – Bordeaux

Troyes – Lorient

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore