Shqipëria

E diela me akrepat 1 orë pas


Akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas të dielën e 31 tetorit.

Do të jetë mëngjesi i herët i kësaj dite që do të mirëpresë ndërrimin e orës, kur akrepat do të kthehen pas nga ora 03:00 në 02:00.

Kështu, kjo e diel e tetorit do të na japë mundësinë të flemë një orë më shumë nga ditët që lamë pas.

Ky ndryshim i orës në muajin tetor shënon zyrtarisht orën dimërore kurse ajo verore ndërrohet në muajin mars kur akrepat shkojnë 60 minuta përpara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore