Shqipëria

Durrës/ Mashtrime dhe transaksione financiare, arrestohen 2 shtetas


Mëngjesin e së mërkurës, Policia e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike ka finalizuar operacionin “Call me”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas Policisë, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Dy shtetasit e arrestuar akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore