Sport

Duka u rizgjodh në krye të FSHF-së, reagon Shakohoxha: Do vazhdoj betejën ligjore


Këtë të martë të 15 marsit u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Në Asamble morën pjesë 43 delegatë nga 55.

Pjesa tjetër vendosi të bojkotonte zgjedhjet, ashtu si dhe kandidati për president, Dritan Shakohoxha.

Në bazë të votimit, Armand Duka, kreu aktual i FSHF-së, u rizgjodh për një mandat të gjashtë në kyre të federatës, pasi mori 37 vota pro.

Shakohoxha ka folur menjëherë pas shpalljes së Dukës si fitues i zgjedhjeve, duke thënë se “Siç e kam deklaruar edhe dje (të hënën), unë do të vazhdoj betejën ligjore”.

“Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer, e cila mund t’i duket me vlerë sot, por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë”.

“Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standart si në 2 rastet e mëparshme”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore