Lajme

Dronët iranianë Mohajer-6 vihen re në Etiopi


Një shpërthim i papritur i dhunshëm i luftës civile në rajonin Tigray ka futur kombin e Etiopisë në trazira.

Pas viteve të paqes me fqinjin e saj verior, Etiopia e ka gjetur sërish veten në luftë me shtetin e Eritrea-s, me forcat qeveritare në dukje të paafta për të frenuar valën.

Megjithatë, kohët e fundit, duket se Etiopia ka arritur të sigurojë një kontratë me Iranin për dërgimin e një numri të mjeteve ajrore luftarake pa pilot Mohajer-6 (UCAV).

Dorëzimi i UCAV-ve iraniane në Etiopi pritej, pasi vendi gjithashtu mban një marrëdhënie të ngushtë me Izraelin dhe është një importues i shpeshtë i armatimit izraelit dhe shërbimeve të tjera ushtarake si trajnimi.

Në fakt, inventari i mjeteve ajrore pa pilot i Etiopisë më parë përbëhej pothuajse tërësisht nga sisteme izraelite si Aerostar UAS dhe WanderB mini-UAS.

Pasi dukej se kishte mbërritur në aeroportin Semara të Etiopisë në Etiopinë verilindore më 1 gusht, Stacioni i Kontrollit Tokësor tё Dronëve (GCS) u fotografua kur kryeministri Abiy Ahmed vizitoi bazën jo më shumë se dy ditë më vonë.

Imazhet satelitore zbuluan se, të paktën dy UAV dhe një GCS të lidhur u dorëzuan, për vlerësim para se të realizohej blerja e madhe.

Identifikimi i UAV-ve në fjalë paraqiste një sfidë.

Megjithëse raportet fillestare sugjeruan se ishte snajperi ajror kinez Harrier Hawk II (Yaoying II) ose Wing Loong II, si ai i vendosur në Eritrea-n fqinje nga Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE), dimensionet dhe forma dalluese e dronit në imazhet satelitore e eliminuan me vendosmëri këtë mundësi.

Imazhet satelitore konfirmojnë Mohajer-6 si një kandidat shumë tё mundshëm, me faktor identifikues GCS, tё dallueshёm qartë.

Automjeti ngjason me GCS të tjera iraniane.

Lëvizshmëria e tij buron nga një motor i Mercedes-Benz me ngjyrë të veçantë, element kryesor i ushtrisë iraniane.

Brenda, origjina iraniane e automjetit bëhet edhe më e qartë. Një ekran duket se tregon nga njëra nga kamerat FLIR të dronit dhe shfaqja e saktë e informacionit është pothuajse identike me atë të njohur nga UAV-të moderne iraniane.

Dy tregues që tregojnë orientimin veçanërisht e pagabueshme tё automjetit.

Për më tepër, ekranet LCD vendosen në panelet e kontrollit që përmbajnë të njëjtat butona, si iranianet GCS, Mohajer-6.

Edhe fakti mahnitës qё kompjuterët duket se funksionojnë me Windows 7 është një çelës tjetёr qё tregon në drejtim të Iranit, pёr tё cilёt dihet se kanë përdorur në mënyrë të ngjashme Windows XP, në kompjuterët GCS të Mohajer-4.

Mohajer-6 UCAV është dizajni më i fundit në serinë Mohajer të UAV-ve. E zbuluar për herë të parë në vitin 2017, Mohajer-6 hyri në prodhimin masiv një vit më vonë.

Ndërkohë ka hyrë në shërbim nё tri degët e Gardës Revolucionare të Iranit, me disa madje që u janë dhënë Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF).

Prodhuesi i sistemit pretendon një gamë operimi prej 200 kilometrash dhe një ngarkesë efektive deri në 40 kilogramё armë, e cila do të përbëhej nga dy deri në katër municione Ghaem-1, 5 ose 9 përkatësisht (PGM).

Ai i bashkon këto aftësi të lehta me një qëndrueshmëri prej 12 orësh dhe një lartësi maksimale të fluturimit prej rreth 5 mijё e 500 metrash. Për blerjen e synuar dhe aftësitë e zbulimit, Mohajer-6 përdor një frëngji EOAS-I-18A FLIR.

Duke pasur parasysh larminë e madhe të platformave UCAV të disponueshme në ditët e sotme, vendimi për të zgjedhur Mohajer-6 ka ndezur kuriozitetin.

Me tavanin e tij të ulët të fluturimit, lloji është i prekshëm nga zjarri në tokë, ndërsa cilësia e ulët e frëngjisë së tij FLIR dhe fakti që vetë droni është kryesisht i paprovuar në luftime mund të rezultojë në efikasitet të dobët.

Për më tepër, me shifrat e ulëta që dihet se janë prodhuar deri më tani, mbetet për t’u parë nëse ato mund të dërgohen në sasi të mjaftueshme për të kthyer valën në konfliktin e përkeqësuar të Etiopisë.

Opsionet konkurruese të cilave u mungojnë këto anë negative janë sistemet UCAV si Bayraktar turk TB2.

I njohur për ndryshimin e konfliktit gjatë Operacionit Mburoja e Pranverës në Siri në shkurt tё vitit 2020, kundër Ushtrisë Kombëtare Libiane të mbështetur nga Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Libi dhe gjatë Luftës në Nagorno-Karabakh të vitit 2020.

Nëse numri në bazën ajrore Semara i Mohajer-6 rezulton tё ketё qenё pёr vlerёsim një blerje e tillë mund të jetë ende një opsion.

Marrë nga Oryx Media, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore