Muzikë

Drake është artisti i radhës që goditet në skenë nga publiku pjesëmarrës


Rep artisti, Drake dikur këndoi “Call me on my cellphone”, por asnjëherë nuk kishte thënë që një objekt i tillë t’i hidhej në skenë kur është duke performuar.

Kjo është pikërisht ajo që duket se ka ndodhur në Çikago, duke u shndërruar në incidentin e fundit në një listë alarmante të gjatë situatash të ngjashme në javët e fundit.

Ylli hitit “Hotline Bling” po performonte në United Center në Windy City në turneun e tij “It’s All A Blur” kur një celular u hodh në skenë, duke e goditur Drake në krah, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Drake duket të jetë artisti i fundit që është përballur me një fenomen të tillë, që po shënon rritje së fundmi, pasi një mori artistësh të tjerë kanë qenë po ashtu objekt të hedhjes së sendeve në skenë.

Pak para tij, është goditur Kelsea Balerini, veç se artistes ia kanë hedhur një byzylyk në fytyrë derisa ajo po performonte në Idaho.

Po ashtu, muajin e kaluar, Bebe Rexha u nxor nga skena në koncertin e saj në New York, kur dikush hodhi një celular që e goditi në kokë, çka bëri që artistja t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike të qepjes së syrit.

Përafërsisht në të njëjtën kohë, pamjet e postuara në mediat sociale nga një pjesëmarrëse në koncert treguan Ava Max duke u goditur në fytyrë nga një burrë që nxitoi në skenë në koncertin e saj në Los Anxhelos, para se ai të ndalohej nga sigurimi.

Rritja e dhunës në skenë ë me të cilën po përballen interpretuesit javët e fundit ka ngjallur revolta nga artistë të tjerë si këngëtarët Adele dhe Charlie Puth.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore