Përballje

Dortmund dhe Leverkusen dominojnë kundër Greuther Furth e Hoffenheim


Ndeshjet e së shtunës në Bundesligë ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Greuther Furth dhe Borussia Dortmund ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:3.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga mysafirët, të cilët gjetën golin e parë në minutën e 26-të me anë të Julian Brandt.

Në pjesën e dytë, në minutën e 70-të erdhi goli i barazimit për vendasit, por ky gëzim nuk zgjati shumë.

Dy minuta pas golit të Jessic Ngankam, Julian Brandt shënoi përsëri me anë të Brandt.

Pas pesë minutave, ishte Felix Passlack i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1:3.

Dortmund radhiten në pozitën e dytë me 66 pikë, ndërsa Greuther Furth janë në vendin e fundit me 18 pikë.

Në anën tjetër, Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat 2:4 përballë Hoffenheim-it.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me shumë mundësi shënimi për dy skuadrat.

Goli i parë u shënua në minutën e 22-të nga Hoffenheim me anë të Georginio Rutter.

Më pas, Leverkusen shënuan në minutën e 34-të Patrik Schick.

Dy minuta pas golit, Hoffenheim morën epërsinë përsëri, por këtë herë me anë të Christoph Baumgartner.

Në pjesën e dytë, Leverkusen shpërthyen duke shënuar tre gola.

Në minutat 73 dhe 76, Moussa Diaby dhe Patrik Schick shënuan për t’i dhënë epërsinë Leverkusen-it.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Lucas Alario, i cili shënoi në minutën e 91-të.

Ndeshjet e tjera në Bundesligë përfunduan kështu:

FC Koln 0:1 Wolfsburg

Freiburg 1:4 Union Berlin

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore