Sport

Donny Van de Beek, vjen interesi edhe nga një skuadër tjetër


Emri i Donny Van de Beek është një ndër më të përmendurit aktualisht sa i përket merkatos.

Mesfushori holandez nuk është i lumtur me mënyrën se si po trajtohet te Manchester United.

Në këtë mënyrë, ai ka vendosur që të kërkojë transferim, qysh në janar.

Dhe, për shërbimet e mesfushorit të talentuar holandez, kanë shfaqur interes disa skuadra.

E para që shfaqi interes për të siguruar shërbimet e tij, ishte Everton-i.

Skuadra angleze thotë se Van de Beek mund të ketë sukses në Premier League, dhe se ata janë të gatshëm që t’i garantojnë vendin e titullarit.

Mirëpo, për Van de Beek tani ka ardhur një ofertë shumë më luksoze.

Drejtuesit e Juventus-it, sipas Corriere Dello Sport, kanë nisur bisedimet me drejtuesit e United.

Negociatat nuk priten të jenë të vështira në mes klubeve, me vet Van de Beek-un që do të vendosë destinacionin e tij të ardhshëm.

Nuk përjashtohet as mundësi e qëndrimit, por momentalisht ajo duket shumë e vështirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore