Lajme

Dodik do të përballet me gjyqtarët e Kushtetueses së Bosnje dhe Hercegovinës


Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi se do të ngrinte një padi kundër gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës.

Këta të fundit, sipas tij, vazhdimisht provojnë se ai është një organ politik dhe punon në mënyrë antikushtetuese.

“Unë e ngrita çështjen e flamurit, vetëm për të parë se kjo Gjykatë Kushtetuese nuk vendos sipas Kushtetutës, por sipas kritereve të saj. Askund nuk gjenden prova që Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila e ka në kompetencën e saj, të konfirmojë vendimin për Ligjin mbi flamurin dhe atyre nuk u mjaftoi si bazë ligjore dhe kushtetuese që Presidenca të miratonte ligjin, pasi sipas tyre nuk ishte e nevojshme”, tha Dodik para gazetarëve në Sarajevë.

Ai theksoi se “është e padurueshme të trajtohet vetë Kushtetuta në atë mënyrë, e cila duhet të mbrohet”.

Dodik tha se si anëtar i Presidencës, do të paraqiste padi penale për secilin prej atyre gjyqtarëve për shkelje të Kushtetutës dhe abuzim të pozitës dhe autoritetit të tij, si për gjykatësit e huaj ashtu edhe për ata vendas.

“Për vendasit, këtu dhe të huajt, do të shohim, vendet nga ata vijnë”, nënvizoi Dodik.

Ai vuri në dukje se “kjo nuk ka kuptim” dhe se e gjithë kjo është “një shaka në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Kushti ligjor është që Ligji mbi Flamurin të miratohet nga Parlamenti dhe të konfirmohet nga Presidenca, e cila kurrë nuk e ka bërë atë, dhe ata thonë se është në rregull”, përmbylli Dodik.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës ka përcaktuar se Amendimet e Ligjit për Ligjin mbi Flamurin e BiH, i cili u kundërshtua nga Kryetari i Presidencës, Milorad Dodik, është në përputhje me Kushtetutën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore