Shqipëria

Dita botërore e lumenjve/ ADC thirrje për menaxhimin e tyre në Shqipëri


Në ditën botërore të lumenjve, Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim në Shqipëri (ADC) ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumenjve, përmes një postimi në median sociale Twitter.

“Lumenjtë janë një pasuri e paçmuar për jetën”, shkruhet nga ADC-ja në Twitter, ndërsa ka vënë në dukje dhe kontributin tre-vjeçar që ka dhënë në vendin tonë.

Që nga viti 2018, thuhet në postim, së bashku me zyrën e Bashkimit Evropian (BE), “po mbështesim Shqipërinë për të menaxhuar më mirë lumenjtë”.

Ky projekt mbështet institucionet shqiptare për të rritur kapacitetet në menaxhimin e lumenjve, si dhe kontribuon në ndërtimin e dialogut ndërinstitucional.

Këtë e ka përshëndetur dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, në median sociale Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore