Sport

Distria Krasniqi ndalet në çerekfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka pësuar humbje në çerekfinalen e Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Medalistja e artë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, luftën ne parë e fitoi kundër japonezes, Nanako Tsubone në kohën shtesë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Por, në raundin tjetër Distria ishte e pafat, teksa u mund nga hungarezja Reka Pupp, në një luftë të fortë ku humbi me “ippon” në kohën shtesë.

Megjithatë, Grand Slami për kosovaren nuk ka mbaruar, pasi që ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku i duhen dy fitore për t’u stolisur në fund.

Kujtojmë që Distria Krasniqi këtë herë garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, për dallim që herën e fundit ishte në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Krasniqi është e vetmja sportiste nga Kosova që po merr pjesë në këtë Grand Slam.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore