Sport

Disa fakte rreth Sheriff-it që e mposhti mbretin


Një fitore që ndodhë një herë në dekadë, ndoshta edhe më rallë.

Sheriff Tiraspol, skuadër që është pjesëmarrëse në Ligën Moldave, mbrëmë fitoi në mitikun “Santiago Bernabeu”, përballë 13 herë kampionëve Evropian, Real Madrid-it.

https://www.youtube.com/watch?v=9jwsJTZoQSk&ab_channel=FCSheriff%2CTiraspol

Liga Moldave, në renditjen e ligave Evropiane, qëndron më poshtë se “Segunda Division”, Liga e dytë Spanjolle.

Kjo ligë, është vetëm pesë vende më lartë se Superliga e Kosovës në futboll.

Disa mund të thonë që ishte me fat, për shkak se Real Madrid-i kishte 12 goditje në drejtim të portës e 34 në total, ndërsa Sheriff-i shënoi dy herë nga tre tentativa.

Të tjerë mund të thonë që ky Real Madrid nuk është ai që ishte dikur, por, fitorja dhe historia që Sheriff Tiraspol shkruajti mbrëmë, mbetet e palëkundur.

Vetëm 24-vjeç e vjetër, Sheriff-i u krijua në vitin 1997.

Në kohën kur Sheriff-i u formua si klub, Real Madrid-i, si sot, njihej mbret i Evropës.

Pseudonimi i tyre është “grerëzat”.

Lojtari me vlerën më të madhe te Sheriff-i është kapiteni Frank Castaneda, një milion euro.

Vlera totale e klubit moldav është 12 milionë e 200 mijë euro, shifër kjo që nuk krahasohet me klubin e Real Madrid-it, por me individ të klubit madrilen.

Në skuadrën e Real Madrid-it, vetëm katër futbollistë vlejnë më pak se vlera totale e klubit moldav.

Më shumë se 50% e futbollistëve të Sheriff-it, kanë punë të dytë, përveç futbollit.

Para disa viteve, Sheriff-i u eliminua nga garat Evropiane prej Kukësit.

Që nga krijimi në vitin 1997, Sheriff-i ka fituj 19 tituj kampionë, më shumë se çdo skuadër tjetër Evropiane në këtë periudhë.

Fitorja në “Santiago Bernabeu” nga ta, ishte një shembull ideal se pse futbolli është i paparashikueshëm.

Në pjesëmarrjen e tyre të parë në Champions, ata kanë fituar dy ndeshjet e para.

Sheriff-i udhëheq grupin D, tre pikë para Real Madrid-it, pesë para Inter-it e Shakhtar-it.

Një histori nga ato më të bukurat, të një skuadre të vogël, që po shkruan historinë në sytë e të gjithë Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore