Shqipëria

Dibër, dogji një sipërfaqe toke, procedohet penalisht autori i dyshuar


Procedohet penalisht njё autor i dyshuar pёr djegie tё njё sipёrfaqe toke nё Maqellarё, tё qarkut Dibёr.

Bёhet fjalё pёr, R. H., banues në Maqellarë, pasi u konstatua duke ndezur zjarr në tokën e tij.

Pёr pasojё zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte”, njofton Policia Vendore e Qarkut Dibёr.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka apeluar për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

Situata me zjarret në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të hënë e 16 gushtit, se situata me zjarret në veri të Shqipërisë paraqitet më e qetë.

Deri më tani, në fshatin Thirrë situata është me e qetë.

Gjithashtu në qarkun e Lezhës, është arritur 60% e izolimit te vatrave, ndërsa në Bashkinë Mirditë vatra e zjarrit është me intensitet të ulët.

Po ashtu, në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe deri në fund të ditës së sotme do të izolohet.

Por sërish disa vatra zjarri vijojnë të jenë problematike.

Po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës.

Janë 42 efektivë të Forcave të Armatosura dhe rreth 30 forca te pushtetit vendor që po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Në fshatin Dardhë, ku situata është delikate sipas njoftimit, po punohet nga ajri me helikopteria për ta izoluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore