Lajme

Dhjetë persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur


Klinika Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar dhjetë raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 779 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 14 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 324.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar dy mijë e 981 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 772 mijë e 105 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 772 mijë e 105.

Një ditë më parë, më dhjetë dhjetor, një person në Kosovë ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore