Jetesë & Stil

Detyrat e shtëpisë: Nxënësi që zbuloi detaje të sikletshme rreth jetës seksuale të së ëmës


Çdo prind e gjen veten në një situatë kur fëmija i tij, e vë në siklet para të tjerëve!

Një rast të tillë ndërthur edhe historia e një nëne amerikane e cila e përjetoi “turpin” para mësuesit të djalit të saj, teksa ky i fundit ka zbuluar detaje të sikletshme rreth jetës seksuale të së ëmës.

Djali kishte për detyrë të shkruante kush ishte “heroi i tij personal” dhe pse zgjodhi atë person të veçantë.

Ai vendosi të shkruante për babanë e tij, por historia që zgjodhi nuk ishte e përshtatshme për shkollën, e as për moshën e tij.

“Babai im është një hero sepse ai e shpëtoi nënën time nga shkuarja në parajsë. Nëna ime do të kishte vdekur nëse babai im nuk do të ishte kaq trim”, ishte hyrja e shkrimit të djaloshit.

Tutje, ai ka vazhduar – “Kjo ndodhi javën e kaluar. Unë dëgjova mamanë duke bërtitur në dhomën e gjumit. ‘O Zot, unë po vij, po vij’ Unë u frikësova sepse nuk doja që nëna ime të vdiste. Unë vrapova për në dhomën e tyre të gjumit”.

Djaloshi e ka përshkruar momentin “e sikletshem” në mënyrën më të çiltër.

“Këmbët e saj ishin në ajër. Zoti u përpoq ta tërhiqte, por babai ishte mbi të dhe e mbante. Ai e shtyu atë shumë herë derisa Zoti e la të shkonte”, përfundoi djaloshi.

Pas kontrollimit të detyrave nga mësuesi, nëna e djaloshit u ftua për konsultë në shkollë, teksa është shprehur e habitur se si i kishte shpëtuar pa e vënë re shkrimin që përshkruante marrëdhënien seksuale me bashkëshortin e saj.

Gjithsesi, një e mirë ishte në të gjithë këtë ngjarje, sepse qeni i shtëpisë kishte kafshuar një nga faqet e detyrës së djaloshit duke mos e lënë kështu mësuesin të kuptoj detaje akoma më të thella.

Pas kësaj ngjarje, ajo nuk ka ngurruar të publikoj edhe një postim në Facebook, ku ka sugjeruar të gjithë prindërit që t’i kontrollojnë detyrat e fëmijëve të tyre para se ata t’i prezantojnë ato në shkollë.

“Gjithmonë kontrolloni detyrat e shtëpisë së fëmijës tuaj para se t’i dorëzoni ato”, shkroi ajo mbi fotografinë e detyrave të shtëpisë së djalit të saj.

Postimi shpejt u bë viral, ndërsa prindërit e tjerë dhe përdoruesit e mediave sociale filluan të argëtoheshin me ngjarjen interesante të kësaj familje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore