Përballje

Derrick Lewis, mbreti i nokauteve, mposht Daukaus


UFC vazhdoi të shtunën me luftën e shumëpritur mes Derrick Lewis dhe Chris Daukaus.

Lewis kishte nevojë të kthehej pasi Ciryl Gane e eliminoi atë në gusht në kategorinë e peshave të rënda.

Lewis është jashtëzakonisht i popullarizuar për numrin e madh të nokauteve dhe një tjetër përballë Daukaus i dha atij statusin legjendar.

Para se të fillonte kjo ndeshje, Lewis ishte i barabartë me 12 nokaut në listën e të gjitha kohërave. Ai ndau kreun me dy legjenda të sportit si Vitor Belfort dhe Matt Brown.

Pas një nate të egër në të cilën kishte tashmë 9 nokaute gjatë gjithë eventit, presidenti i UFC, Dana White konfirmoi se sonte u barazua në vendin e tretë me numrin më të madh të nokauteve në historinë e sportit.

Lewis kundër Daukaus përfundon me 10 nokaute, një numër i lidhur për vendin e 3-të në historinë moderne të UFC-së.

Vetëm UFC Fight Night: Rockhold kundwr Bisping dhe UFC 224 kanë më shumë noakutime gjatë një nate në historinë moderne të UFC me 11 secila.

Lewis-it iu deshën vetëm një minutë për të shfaqur dominimin e tij mbresëlënës me një nokaut që e lë atë si mbretin e padiskutueshëm të “Nokauteve” të UFC.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore